Sondazhi sugjeron se partia në pushtet në Japoni nuk do të ketë shumicën

Sondazhi sugjeron se partia në pushtet në Japoni nuk do të ketë shumicën

Koalicioni qeverisës në Japoni mund të humbë shumicën e tij parlamentare, sipas parashikimeve të sondazheve të daljes pas zgjedhjeve të sotme.

LDP parashikohet të fitojë nga 153 në 219 vende në dhomën e ulët, njoftoi transmetuesi publik NHK. Partia Demokratike Kushtetuese (CDP) parashikohet të fitojë nga 128 në 191 vende, transmeton Telegrafi.

Një parti ka nevojë për 233 ulëse për të kontrolluar dhomën e ulët e njohur si Dieta, që do të thotë se LDP-së do t’i duhet të hyjë në një koalicion për të qëndruar në pushtet.

Më parë ishte në koalicion me partinë më të vogël Komeito, megjithëse parashikimet sugjerojnë se pjesa e tyre e përbashkët e votave mund të mos ketë ende një shumicë, duke shkaktuar pasiguri se si do të qeveriset ekonomia e katërt më e madhe në botë.

Zgjedhjet u thirrën nga lideri i ri i LDP-së, Shigeru Ishiba, tre ditë pasi ai u zgjodh si lider i ri – përpara se të ishte betuar zyrtarisht si kryeministër.

LEXO EDHE:

Back to top button