Sonte do të mësohen gjysmëfinalistët e parë në Ligën e Kampionëve

Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë në kompeticionin më të madh në nivel klubesh, Ligën e Kampionëve. Çellsi– Real Madrid është njëra nga ndeshjet e sotme,  ku ‘Blutë’ e Londrës do kërkojnë të përmbysin rezultatin, pasi ndeshja e parë ndërmjet tyre u mbyll 2:0 në favor të klubit mbretëror. Reali në anën tjetër luan për fitore pasi kërkon të prek gjysmëfinalen edhe këtë vit.

Takimi tjetër është Napoli – Milan dhe është skuadra nga Milano që ka avantazh në këtë ndeshje, pasi e fituan takimin e parë me rezultat të ngushtë 1:0. Klubi i Amir Rrahmanit do kërkojnë të përmbysin ‘kuqezinjtë’ dhe të kalojnë në gjysmëfinale të këtij kompeticioni për herë të parë. Të dy takimet zhvillohen sot nga ora 21:00.

LEXO EDHE:

Back to top button