Sonte do të ndahet çmimi prestigjioz i futbollit “Topi i Artë”

Në “Théâtre du Châtelet” të Parisit do të zhvillohet ceremonia e 69-të e ndarjes së çmimeve “Ballon d’Or 2025”, organizuar nga “France Football” në partneritet me UEFA-n dhe Groupe “Amaury”.

Përveç “Topit të Artë” për meshkuj dhe femra, do të ndahen edhe trofetë për portierin më të mirë (Jashin Trophy), lojtarin e ri më të mirë (Kopa Trophy), golashënuesin më të mirë (Gerd Müller Trophy), trajnerin më të mirë (Johan Cruyff Trophy), klubin e vitit si dhe Çmimi Humanitar “Sócrates”. Këtë vit janë shtuar tre kategori të reja për futbollin e femrave.

Lista e ngushtë e nominuarve për Topin e Artë 2025 (meshkuj) përfshin emra të mëdhenj si Kilian Mbape, Erling Haaland, Xhud Belingam, Vinícius Junior, Lautaro Martínez, Robert Levandovski, Mohamed Sallah, Ousmane Dembele, si dhe yje të rinj: Lamine Jamal, Desire Doue, Koll Palmer dhe Zhoao Neves.

Fituesit do të shpallen sonte në një nga ngjarjet më prestigjioze të futbollit botëror.

LEXO EDHE:

Back to top button