Nesër shënohet Viti i Ri 2026, duke hapur një kapitull të ri shprese, pritjesh dhe synimesh për qytetarët kudo.
Qytetet do të ndriçohen nga dritat festive, ndërsa ora 00:00 do të shënojë fillimin e një viti të ri.
E për Vit të Ri, qytetarët ruajnë dhe përcjellin tradita të shumta festive, të cilat simbolizojnë shpresën dhe fillimet e reja.
Viti i Ri pritet kryesisht në rreth familjar, ku tryeza festive, e mbushur me ushqime tradicionale, shihet si shenjë e mbarësisë dhe bollëkut për vitin që vjen.
Në mesnatë, fishekzjarret ndriçojnë qytetet, ndërsa shkëmbimi i urimeve për shëndet, paqe dhe suksese shënon momentin simbolik të hyrjes në vitin e ri.
Alsat.tv ua uron të gjithëve ndërrimin e motmoteve, me shpresën që Viti i Ri do të ju sjellë shëndet, mbarësi dhe lumturi!








