Sonte mbyllet raundi i 1/8 së finales

Sonte (e martë) do të zhvillohen dy takime shumë interesante në kuadër të 1/8 së finales në “Euro 2020”. Anglia do të përballet me Gjermaninë, derisa Suedia do takohet me Ukrainën.
Ndeshja më interesante është mes Anglisë dhe Gjermanisë, dy Kombëtare që duan fitore për kalimin në raundin tjetër. Takimi nis në ora 18:00 dhe zhvillohet në “Uembli”.
Ndërkohë përballja Suedi – Ukrainë do nis më fillim në orën 21:00. Fituesit e takimeve të lartë përmendura do takohen në çerekfinale të “Euro 2020”.