Sonte mësojmë finalistin e parë të Ligës së Kombeve
Sonte zhvillohet ndeshja e parë e gjysmëfinales së “play off”-it të Ligës së Kombeve. Kombëtarja e Holandës pret në shtëpi, vendin e tretë të botës, Kroacinë.
Një ndeshje tejet interesante zhvillohet sonte në Rotterdam ku do të mësohet edhe finalisti i parë i Ligës së Kombeve. në sfidën tjetër, që do të zhvillohet gjatë ditës së enjte, takohen Spanja dhe Italia.
Kujtojmë që kush e fiton këtë kompeticion siguron direkt kualifikimin në “Euro 2024”, që mbahet vitin tjetër në Gjermani./Lajmi/







