Sorrat mund të numërojnë po aq sa edhe fëmijët e vegjël, tregojnë studimet

Sorrat mund të numërojnë po aq sa edhe fëmijët e vegjël, tregojnë studimet

Një nga studimet e fundit tregon se “truri i shpendëve” në fund të fundit nuk duhet marrë si ofendim. Gjegjësisht, është vërtetuar se sorrat mund të numërojnë me zë të lartë deri në katër.

Hulumtimi u krye nga studiues nga Laboratori i Fiziologjisë së Kafshëve në Universitetin gjerman të Tübingen. Mënyra se si zogjtë njohin dhe reagojnë ndaj numrave është mjaft e ngjashme me procesin e përdorur nga njerëzit. Këto gjetje, të publikuara në revistën shkencore “Science”, rrisin të kuptuarit e inteligjencës së sorrave.

– Njerëzit nuk kanë një monopol mbi aftësitë si arsyetimi numerik, abstraksioni, krijimi i mjeteve dhe planifikimi. Askush nuk duhet të habitet që sorrat janë të zgjuar – thotë Heather Williams, një profesore e biologjisë në Universitetin e Massachusetts, e cila nuk ishte e përfshirë në hulumtim.

Aftësia për të numëruar në mbretërinë e kafshëve nuk është e kufizuar vetëm në sorrat. Shimpanzetë gjithashtu mund të numërojnë dhe kuptojnë vlerën e numrave, ashtu si fëmijët e vegjël. Gjithashtu, kur një bretkocë mashkull është duke u ballafaquar, ai numëron thirrjet e meshkujve të tjerë që po ashtu janë duke u ballafaquar. Shkencëtarët teorizojnë se milingonat gjithashtu mund të numërojnë hapat e tyre.

Më parë mendohej se zogjtë dhe kafshët e tjera merrnin vendime të menjëhershme bazuar në stimujt në mjediset e tyre të afërta, një teori e popullarizuar nga bihejvioristi i kafshëve të shekullit të 20-të, B. F. Skinner. Por hulumtimi i fundit ofron më shumë prova për aftësinë e sorrave për të sintetizuar numrat për të prodhuar tinguj dhe sugjeron se aftësia është nën kontrollin e tyre.

Hulumtimet kanë treguar se sorrat nuk janë thjesht makina të thjeshta që nuk mendojnë, por mendojnë përpara dhe kanë aftësinë për të komunikuar në një mënyrë të strukturuar të planifikuar paraprakisht.

Inteligjenca e sorrave është studiuar për dekada. Gjuha e sorrave ka habitur edhe shkencëtarët për dekada, me tonet dhe shprehjet e saj shumë të ndryshme.

“Korrat mund të mësojnë shpejt të përputhen me numrat arabë me ato sasi, diçka që njerëzit zakonisht u mësojnë fëmijëve të tyre,” thotë Williams.

LEXO EDHE:

Back to top button