Sot Liga Evropa sjell 24 përballje nxitëse

Plot 24 ndeshje do të luhen të enjten mbrëma në Ligën e Evropa. Dinamo Zagrebi i Lirim Kastratit dhe Arian Ademit luan në Rusi ndaj CSKA Moskë, në ndeshjen që fillon nga ora 18:55.
Në anën tjetër, Napoli i Amir Rrahmanit dhe Elif Elmasit luan në udhëtim te Real Sociadad, në sfidën interesante që fillon nga ora 21:00. Në orar janë edhe ndeshjet Milan – Sparta Pragë, Antverp – Totenham, Arsenal – Dundalk dhe Roma – CSKA Sofia.