Sot mbahet raundi i dytë i negociatave Rusi-Ukrainë
Sot mbahet raundi i dytë i negociatave Rusi-Ukrainë

Ukraina dhe Rusia pritet të mbajnë takimin e dytë në Turqi, sot. Të dyja vendet kanë konfirmuar se kanë dërguar delegacionet në Stamboll.
Muajin e kaluar, të dy vendet kanë mbajtur raundin e parë të bisedimeve që nuk solli ndonjë përparim, por u arrit marrëveshje për shkëmbimin e personave që po mbaheshin robër në të dyja vendet.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se “Moska po bën gjithçka që takimi i radhës të mos jetë frytdhënës” duke shtuar se Rusia nuk ka paraqitur propozimet e saja para takimit.
Bisedimet vijnë pasi Ukraina lëshoi 117 dronë në bazat ajrore ruse, i cili u konsiderua si një nga sulmet më të mëdha të Ukrainës në Rusi.
Por një natë para bisedimeve, Rusia ka sulmuar Ukrainën me 80 dronë, kanë thënë forcat ajrore të Ukrainës.