Sot mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës
Sot mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës

Këshilli i Sigurisë së Kosovës është paraparë të mblidhet sot.
Kjo pas zhvillimeve në veri, ku gjatë së martes u kidnapuan tre policë kufitar nga njësia speciale e Serbisë.
Ky këshill sot nën drejtimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, do të diskutojë për zhvillimin e hapave të mëtutjeshëm.
Kurti e Sveçla mbajnë konferencë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën do të mbajnë një konferencë për media në ora 08:30.
Kjo konferencë pritet të mbahet pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, që është raportuar të mbahet sot pas situatës në veri, transmeton Klankosova.tv.
Dje, tre policë të Kosovës janë kidnapuar nga policia e Serbisë, të cilët ishin thellë në territorin e Kosovës.