Sot moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë

Sot moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të ulëta deri në mesatare në disa zona. Gjatë pasdites, megjithatë, pritet destabilizim i motit, me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta.

Në disa pjesë të vendit, proceset atmosferike do të jenë më intensive dhe do të shfaqen në formën e stuhive, të shoqëruara me erëra të fuqishme, reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe mundësi për breshër.

Do të fryjë erë e moderuar, herë pas here e fortë, nga drejtimi i veriut.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 13 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë nga 28 deri në 35 gradë Celsius.

Ndërsa në Shkup sot do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të ulëta deri në mesatare.

Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për zhvillimin e stuhive afatshkurtra, të cilat mund të shoqërohen me shira të rrëmbyeshëm, erë të fortë, bubullima dhe breshër të mundshëm.

Era do të jetë e dobët deri në mesatare dhe do të fryjë nga drejtimi i ndryshueshëm.

Temperatura minimale në Shkup do të jetë 20 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 35 gradë Celsius./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button