Sot në mëngjes Shkupi ishte qyteti më i ndotur në Evropë

Faqja e specializuar për monitorimin e cilësisë së ajrit në qytetet dhe kryeqytetet kryesore të botës, “I-Q Air” sot e rendit Shkupin në vendin e gjashtë në botë sipas ndotjes së ajrit me indeks 165, dhe vendin e parë në Evropë.

Faqja e specializuar për monitorimin e cilësisë së ajrit në qytetet dhe kryeqytetet kryesore të botës, ” I-Q Air ” sot e rendit Shkupin në vendin e gjashtë në botë sipas ndotjes së ajrit me indeks 165 dhe vendin e parë në Evropë.

Printscreen / www.iqair.com

Sipas të dhënave në ueb-faqe, ajri më i ndotur është në Lisicë, me indeks 189. Stacionet matëse tregojnë nivel të lartë të ndotjes edhe në Qendër, Karposh dhe Gazi Babë.

Printscreen / www.iqair.com

Në kushtet e ajrit të ndotur rekomandohet që fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit të mos dalin jashtë, qytetarët të mos përdorin veturat përveç rasteve të nevojshme dhe të përdorin transportin publik. Apelohen pronarët dhe përdoruesit e kamionëve që të mos i përdorin nëse nuk kanë shkarkim të rregulluar të gazrave të mbeturinave, ndërsa qytetarët gjatë ngrohjes së banesave të mos përdorin lëndë djegëse të padefinuara dhe mbetje nga procese të ndryshme teknologjike.

LEXO EDHE:

Back to top button