Sot nis vaksinimi kundër Covid-19 në shtetet e BE-së

Nga sot pritet edhe zyrtarisht të nis vaksinimi kundër Covid-19 në shtete e Bashkimit Evropian, pasi që gjatë ditës së djeshme vaksina e Pfizer dhe BioNtec është shpërndarë nëpër të gjitha vendet anëtare, transmeton Alsat.

Sipas planit që shtetet anëtare i përpilojnë në mënyrë individuale, në shumicën e vendeve fillimisht do të vaksinohen grupet me prioritet si personeli mjekësorë, të moshuarit nëpër shtëpi të kujdesit si dhe të sëmurët kronikë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyan tha se së shpejti do të ketë më shumë vaksina, sepse është dëshmuar se vaksina është efikase dhe e sigurt. Ajo tha se BE po siguron vaksina për të gjithë popullatën.

Der Leyen theksoi se vaksina do të na ndihmojë që të kthehemi gradualisht në normalitet por që sipas saj ende duhet që të kemi kujdes.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme vendet si Hungaria dhe Gjermani veçmë kanë vaksinuar personat e parë.

LEXO EDHE:

Back to top button