Sot shënohet Dita Europiane kundër Islamofobisë

Sot shënohet Dita Europiane kundër Islamofobisë përmes së cilës luftohet urrejtja dhe diskriminimi i msylimanëve në Europë. Dokustelle Austria dhe Grupi kundër Racizmit dhe Diversitetit në Parlamentin Europian kanë organizuar një takim me politikëbërës, organizatat e shoqërisë civile dhe aktivistë për të shënuar Ditën Europiane kundër Islamofobisë.

Ngjarja është pjesë e projektit I-Report të financuar nga BE, i cili ka për qëllim për të promovuar ngritjen e vetëdijes për islamofobinë në Gjermani dhe Austri, për të krijuar mjete efektive që përmirësojnë raportimin dhe dokumentimin e incidenteve të islamofobisë, njofton Klan Kosova.

“Thuaj jo urrejtjes ndaj myslimanëve dhe çdo forme të racizmit dhe diskriminimit. Të jemi për një shoqëri ku mbizotëron paqja, toleranca dhe mosdiskriminimi. Nuk ka vend për urrejtje në Unionin për Barazi”, ka shkruar EU Justice në Twitter.

Dokustelle Austria është një qendër dokumentimi dhe këshillimi për njerëzit që përjetojnë islamofobinë dhe racizmin kundër myslimanëve.

LEXO EDHE:

Back to top button