Sot shorti për sfidat e balotazhit për Botërorin “Katar 2022”

Sot në orën 17.00 do të zhvillohet hedhja e shortit për balotazhin ose plej offit për kualfikimin në Botërorin “Katar 2022”. 10 kombëtaret që përfunduan kualifikimet në vendet e dyta, si dhe dy nga Liga e Kombeve do të marrin pjesë në shortin e sotëm.

Gjashtë skuadrat me rekordin më të mirë të kualifikimit (pikët dhe diferencën e golave) vendosen në vazon 1 dhe gjashtë të tjerat do të futen në vazon 2.

Në mesin e 10 kombëtarëve në vendin e dytë, për herë të parë është edhe përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll.

Vazo 1: Itali, Portugali, Rusi, Skoci, Suedi, Uells.

Vazo 2: Austria, Republika Çeke, Maqedonia e Veriut, Polonia, Turqia, Ukraina.

Skuadrat në vazon 1 do të presin gjysmëfinalen në grupin e tyre përkatës, ndërsa nikoqirët ose organizatorët e finales do të përcaktohet me short.

LEXO EDHE:

Back to top button