Sot, tentimi i 30-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Sot, tentimi i 30-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kosovës mblidhen sot në përpjekjen e radhës për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Ky është tentimi i 30-të, prej pesëmbëdhjetë prillit kur ka nisur seanca konstituive.

Vazhdimi i seancës është paraparë prej orës 11:00.

Të gjitha vazhdimet e deritanishme të seancës konstituive kanë dështuar, pasi Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk kanë arritur të sigurojnë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.

Vazhdimet e seancës konstituive nuk po zgjasin shumë, pasi tentimi i këtyre partive për formimin e komisionit për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë po dështon në votim.

Tentimi për votim të fshehtë vjen pasi Albulena Haxhiu gjashtë herë ka dështuar të merr gjashtëdhjetenjë (61) votat e nevojshme për kryeparlamentare.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA janë kundër Albulena Haxhiut për kryeparlamentare dhe po ashtu kundër votimit të fshehtë që po kërkojnë Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa.

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka dërguar për interpretim në Kushtuese mënyrën e votimit të fshehtë

LEXO EDHE:

Back to top button