Southampton-Chelsea, formacionet e mundshme

Chelsea do të shikojë të gjejë fitoren e gjashtë radhazi në të gjitha garat, ku e vazhdojnë kampanjën e Premier Ligës sot si mysafirë të Southampton-it.“Blutë” kanë arritur të arkëtojnë 12 pikë në katër ndeshjet e fundit, duke lëvizur në pozitën e katërt në tabelë, ndërsa Southampton ka zbritur në vendin e 13-të, pas gjashtë humbjeve rresht.

Për skuadrën e Southampton sot nuk do të arrijnë të paraqiten Kyle Walker-Peters, Ibrahima Diallo, Theo Walcott, Michael Obafemi dhe William Smallbone, ka konfirmuar vetë trajneri Ralph Hasenhuttl.

Në anën tjetër, në dyshim për paraqitje tek Chelsea janë Tammy Abraham, Christian Pulisic, Thiago Silva dhe Kai Havertz.

Të dy trajnerët do të hynë në këtë ndeshje me qëllim për të arkëtuar tre pikë të plota, dhe formacionet e mundshme vijojnë si më poshtë.

Southampton (4-4-2): McCarthy; Stephens, Bednarek, Vestergaard, Bertrand; Armstrong, Romeu, Ward-Prowse, Minamino; Adams, Ings

Chelsea (3-4-3): Mendy; Azpilicueta, Christensen, Rudiger; Hudson-Odoi, Jorginho, Kovacic, Alonso; Mount, Giroud, Werner

13:30 Southampton (13) – Chelsea (4) (Stadiumi St. James Park)

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button