“Sozia”, 6 të akuzuar pranuan fajin, për të tjerët gjykimi vazhdon më 7 maj

Gjashtë të akuzuar për rastin “Sozia” për pasaportat e rrejshme pranuan fajin. Mes tyre edhe ndërmjetësuesi Raif Miftari. Prokuroria ka theksuar se grupi ka dhënë 215 pasaporta dhe gjatë kësaj kanë keqpërdorur identitetin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjashtë të tjerët të cilët thanë se janë të pafajshëm do të paraqiten në gjykatë më 7 maj, që të vazhdoj gjykimi ndaj tyre.
Aksionin “Sozia” policia e ka zbatuar muajin e kaluar kur edhe arrestoi zyrtarët policorë në MPB dhe ndërmjetësuesin, të cilët kanë përgatitur pasaporta për personat me dosje kriminele. Kujtojmë se paraprakisht aferën me pasaportat e rrejshme e publikoi VMRO-DPMNE-ja.