Spahn: Rritja e infeksioneve të koronavirusit në Gjermani është alarmante

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn deklaroi se rritja e fundit njëditore e infeksioneve të koronavirusit, mbi 4 000, ishte alarmante.

“Numrat më shqetësojnë shumë. Ne duam të parandalojmë që numrat të rriten në mënyrë eksponenciale”, u tha Spahn gazetarëve në Berlin, ndërsa këmbënguli se ”sistemi shëndetësor gjerman ka ende kapacitet të mjaftueshëm për t’u marrë me situatën aktuale”.

“Nëse 80 milionë njerëz punojmë së bashku, shanset e virusit do të bien në mënyrë dramatike”, shtoi ai.

Duke iu referuar Berlinit, ku katër zona qendrore janë raportuar si pika të nxehta për shkak të niveleve të larta të infeksioneve, Spahn kritikoi “qasjen injorante ndaj pandemisë” të disa qytetarëve dhe vlerësoi bashkinë për futjen e kufizimeve në jetën e natës.

”Festimet e Krishtlindjeve mund të vazhdojnë ende këtë vit, nën rregulla të rrepta të higjienës”, theksoi Spahn duke kërkuar të sigurojë publikun.

“Ka rrugë që e bëjnë të mundur këtë”, theksoi ai duke folur edhe për rëndësinë e maskave dhe masave distancuese në kisha, ndërsa këshilloi kundër grumbullimeve të mëdha në hapësirat e brendshme.

”Por, festimi i sezonit të Krishtlindjeve do të bëhet i vështirë nëse nuk respektohen rregullat”, përfundoi Spahn.

LEXO EDHE:

Back to top button