Spektakël në Katar, Brazili sfidon Zvicrën

Sot Kampionati Botëror vazhdon me katër përballjet e fundit të raundit të dytë. Kryendeshja e ditës së sotme zhvillohet nga ora 17:00, në mes Brazilit dhe Zvicrës. Të dy kombëtaret futen në këtë takim pas fitoreve të marra në ndeshjet e para. Zviceranët mposhtën Kamerunin 1:0, teksa Brazili triumfoi 2:0 ndaj Serbisë. Ndeshje e sotme mund të vendos shumëçka në grupin G.

Takimi tjetër i rëndësishëm fillon nga ora 20:00, Portugalia përballë Uruguait. Portugezët e nisën me fitore Botërorin, kërkojnë ta vazhdojnë ashtu edhe sot.

Ndeshja hapëse e ditës së sotme është ajo në mes Kamerunit dhe Serbisë, nga ora 11:00.

Ndërsa, në 14:00 Koreja e Jugut luan ndaj Ganës.

LEXO EDHE:

Back to top button