Spaleti nuk është i lumtur: Fushë e pabesë, mund të fitonim

Debutimi i Luçiano Spaletit në krye të Italisë nuk shkoi ashtu siç pritej, me “axurrët” që barazuan 1-1 në transfertë përballë Maqedonisë së Veriut. Tekniku italian nuk ishte i lumtur në fund të sfidës me këtë rezultat, teksa kishte ankesa dhe për fushën.

“Ndoshta ne mund të bënim më shumë në fushë, nuk ishim mirë në linjën e mbrojtjes. Kjo gjithashtu ka të bëjë dhe nga fusha, e cila gjithashtu sot ishte shumë e pabesë.

Duhet të ishim më të mirë për të mbuluar hapësirat. Kur bën një ndërhyrje e ke të vështirë të kapësh topin. Është një rezultat i keq për ne sepse kishim shumë mundësi që ta fitonim ndeshjen”, u shpreh Spaleti për “Sky Sport”.

LEXO EDHE:

Back to top button