Spaleti: Viktor Osimhen do të jetë gati për sfidën me Milanin

Pas minutave të pakta të luajtura ndeshjen e djeshme ndaj Verona-s, tekniku i “bluve” të Napolit, Luçiano Spalletti ka bërë të ditur se “bomberi” nigerian i “bluve”, Viktor Osimhen, do të zbresë në fushën e lojës në sfidën e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, ndaj Milanit.
Spalletti nuk ndali as “elozhet” për 24-vjeçarin, teksa vlerësoi forcën fizike dhe shpejtësinë e golashënuesit më të mirë të Serie A.
“Po, ai do të fillojë. Osimhen ka forcë fizike dhe shpejtësi. Ai di si të kapet pas topit, duke drejtuar kokën dhe duke ndryshuar ritmin. Ai ka kaq shumë virtyte të ndryshme.
Për fansat tanë tani ai është një hero dhe gjithmonë shkakton një valë entuziazmi. Këta lojtarë ja kanë shumë mundësi për të vazhduar lojën, dinë të kryejnë funksione të ndryshme”,- u shpreh në fjalën e tij Spalletti. /abcnews/