Spalleti: Osimhen do të jetë në terren përball Milanit

Në prag të ndeshjes së Serie A që Napoli kryesues do të luajë të premten në fushën e Leçe-s, trajneri Luçiano Spalleti ka folur për gjendjen e sulmuesit Viktor Osimhen. Ai nuk u aktivizua të dielën e kaluar në humbjen e thellë 0-4 që Napoli pësoi në shtëpi nga Milani.

Dy ekipet do të përballen sërish në Ligën e Kampionëve ditën e martë dhe në këtë ndeshje trajneri i Napolit pret të ketë sulmuesin nigerian në fushë.

“Të premten, në ndeshjen ndaj Leçe-s, nuk ka asnjë shans që Viktori të jetë në fushën e lojës. Nuk është ende gati dhe nuk do të rrezikojmë. Me programacionin që kemi bërë me të pas dëmtimit e presim që të jetë në fushë javën e ardhshme. Ka shumë gjasa që ta shohim në fushë në Ligën e Kampoonëve, ndaj Milanit. Të shohim se si do të shkojnë gjërat këto ditë dhe më pas do të vendosim. Nuk nxitohemi”, u shpreh Spalletti.

LEXO EDHE:

Back to top button