Spalleti shpjegon arsyet përse e ka larguar Açerbin nga kombëtarja e Italisë

Françesko Açerbi ka qenë pjesë e listës së Italisë për dy ndeshjet miqësore që kjo kombëtare do t’i zhvilloj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Azzurët” do të përballen me Venezuelën më 21 mars dhe me Ekuadorin, tre ditë më vonë.
Megjithatë nga lista është larguar qendërmbrojtësi veteran, shkaku i një ofendimi racist që ka bërë ndaj mbrojtësit të Napolit, Huan Zhesus. Trajneri i Italisë, Luçiano Spaleti ka folur për këtë duke thënë se nga biseda që ka pasur me Açerbin nuk kishte të bënte me racizëm, por ata e larguan për t’i sqaruar gjërat.:
“Nga ajo që më tha Açerbi, nuk kishte asnjë incident racizmi, por ne kemi përgjegjësi dhe duhet t’i sqarojmë gjërat. Është sigurisht një zhgënjim i madh kur merr vendime të tilla për këto episode, por duhet të jemi të kujdesshëm. U përpoqa të flisja me Huan Zhesusin, por telefoni i tij ishte i fikur”, tha Spaleti.
Pas largimit të Açerbit nga lista, në vend të qendërmbrojtësit të Interit është ftuar ylli i Romës, Xhianluka Mançini.