Spanja demolon Maqedoninë, Ukraina mund Gjeorgjinë

Përfaqësuesja e Maqedonisë në basketboll, një xhiro para përfundimit të fazës së parë eliminatore,  humbi të gjitha gjasat për të vazhduar luftën për një pozitë historike në një Botëror të basketbollit, pasi sonte humbi bindshëm kundër Spanjës me rezultat 80-44, ndërsa Ukraina, mundi Gjeorgjinë me rezultat 79-66.

Me këtë shpresat që të hënën, në shtëpi ndaj ukrainasve, Maqedonia të kërkojë një fitore me të paktën 18 pikë, kanë rënë në ujë.

Kjo ishte humbja e pestë radhazi për Maqedoninë në Grupin G të eliminatoreve për Botërorin e vitit 2023, që do të thotë fundi i të gjitha shpresave për të shmangur vendin e fundit. Takimi i së hënës në “Boris Trajkovski” kundër Ukrainës (18:00) do të jetë me karrakter revial.

LEXO EDHE:

Back to top button