Spanja fiton me penallti, Kroacia humb tjetër finale

Pas 120 minutave lojë dhe goditjes së 12 penalltive, “iberikët” spanjollë të udhëhequr nga tekniku Luis de la Fuente janë shpallur për herë të parë në historinë e tyre, kampionë të Ligws sw Kombeve.
Gjithçka u vendos nga Dani Karvahal, i cili shënoi penalltinë e vendimit pas 2 gafave kroate të Lovro Majer dhe Bruno Petkoviç, duke shtuar një tjetër trofe të rëndësishëm evropian në listën e gjatë të Spanjws.
Kështu falë këtij triumfi, Spanja u bë ekipi i 3-të në histori që fiton këtë trofe, teksa kujtojmë se edicioni i parë u fitua nga Portugalia e Kristiano Ronaldo dhe i dyti nga “gjelat” francezë të Kilian Mbape-s.