Spanja me listën për “EURO 2024”, lihen anësh mbrojtësit e Totenhamit dhe Xhironës

Kombëtarja e Spanjës ka publikuar listën me futbollistët e përzgjedhur për “EURO 2024”. Trajneri Luis de la Fuente ka lënë jashtë mbrojtësin e Totenhemit, Pedro Porro dhe atë të Xhironës, Migel Gutierrez.

Lista e plotë

Portierët: Unai Simon, Raja, Remiro.

Mbrojtësit: Dani Karvahal, Hesus Navas, Laporte, Le Normand, Naço, Vivian, Kubarsi, Grimaldo, Kukurelja.

Mesfushorët: Rodri, Zubimendi, Fabian, Merino, Markos Jorente, Pedri, Aleiks Garcia, Baena, Fermin Lopez.

Sulmuesit: Morata, Hoselu, Ojarzabal, Dani Olmo, F. Torres, Niko Uilliams, Lamine Jamal, Ajoze Perez.

Rikujtojmë që Spanja së bashku me Shqipërinë, Kroacinë dhe Italinë janë në grupin B. Shqipëria dhe Spanja do të përballen më 24 qershor, në orën 21:00 në stadiumin “Merkur Spiel-Arena”, në  Diseldorf.

LEXO EDHE:

Back to top button