Spanja pritet të vaksinojë 33 milion banorë deri në fund të verës

Ministrja spanjolle e Shëndetësisë, Carolina Darias tha të mërkurën se vendi evropian do të marrë 4 milionë doza të vaksinave COVID-19 këtë javë.

Kjo do të ishte një notë e lartë për Spanjën, pasi fushata e vaksinimit nuk ka ecur siç duhet, ashtu si pjesa tjetër e Bashkimit Evropian nga vonesat e dërgesave nga prodhuesit.

Darias shtoi se 1.8 milionë injektime të administruara gjatë javës së kaluar ishte gjithashtu një rekord për Spanjën.

Qeveria e Spanjës po qëndron në zotimin e saj për të marrë injektime për 70% të popullsisë, rreth 33 milionë njerëz, deri në fund të verës. Deri më tani, 11.2 milionë nga 47 milionë banorët e Spanjës kanë marrë të paktën dozë të vaksinës.

Shkalla e incidencës së Spanjës mbeti e qëndrueshme në 230 raste për 100,000 banorë gjatë 14 ditëve.

Gjendja e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë që ka sjellë kufizimet e lëvizjes dhe një shtetrrethim natën, është vendosur që të përmbyllet në 9 maj.

 

LEXO EDHE:

Back to top button