Spanja rrit pagën minimale, përfitojnë 2.5 milionë punëtorë
Spanja rrit pagën minimale, përfitojnë 2.5 milionë punëtorë

Paga minimale në Spanjë është rritur në 1134 euro bruto, pasi Ministria e Punës arriti një marrëveshje me sindikatat e punëtorëve. Vendimi për rritjen 5 përqind nuk u firmos nga grupet e bizneseve në vend.
Nga rritja përfitojnë rreth 2.5 milionë punëtorë dhe masa do të ketë efekt prapaveprues nga 1 janari 2024.
Që nga viti 2018, kur ishte 736 euro, sindikatat e punëtorëve kanë arritur një rritje të pagës minimale me 54 përqind.
Në vitin 2022, paga kapërceu barrierën e 1000 eurove, dhe vitin e kaluar, në kushtet e inflacionit të lartë, rritja ishte 8 përqind, duke arritur në 1080 euro.