Spanjë, 2 viktima e mijëra të izoluar nga zjarri që ka shpërthyer në zonën rurale mes Sanauja dhe Ribelles
Spanjë, 2 viktima e mijëra të izoluar nga zjarri që ka shpërthyer në zonën rurale mes Sanauja dhe Ribelles

Një zjarr masiv që ka shpërthyer në zonën rurale mes Sanauja dhe Ribelles po përhapet me shpejtësi drejt qytetit Agramunt, duke detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e mijëra banorëve dhe të ndërhyjnë me forca të shumta zjarrfikëse. Sipas autoriteteve, flakët kanë përfshirë mbi 6.500 hektarë. Dy persona humbën jetën tragjikisht pranë Agramunt. Mbi 20.000 banorë të qyteteve përreth u detyruan të qëndrojnë të mbyllur në banesat e tyre për shkak të tymit të dendur zjarrit. Qielli mbi këto zona është kthyer në një ngjyrë portokalli të thellë, ndërsa në tokë bie hi. Zjarri është përshkruar si “jashtë çdo parashikimi”, për shkak të një kombinimi të rrezikshëm: thatësisë ekstreme, nxehtësisë përvëluese dhe erërave me shpejtësi deri në 125 kilometra në orë. /Alsat.mk