Spanjë, brenda 24 orëve mbërrijnë 5000 emigrantë
Më shumë se 5000 emigrantë të paligjshëm kanë hyrë në Spanjë nga Maroku në 24 orët e fundit. Sipas autoriteteve spanjolle, emigrantët, një pjesë e madhe e të cilëve janë fëmijë janë vendosur në enklavën e Ceutas. Gjithashtu një person ka humbur jetën, në tentativë për të hyrë në territorin spanjoll.








