Spanjë-Gjermani, formacionet e mundshme dhe analizë

Sot nga ora 20:45 zhvillohet një ndër ndeshjet më interesante në kuadër të Ligës së Kombeve mes Spanjës dhe Gjermanisë, në stadiumin “Estadio de La Cartuja”, përcjell KosovaPress.

Spanja dhe Gjermania do të ndeshen sot kokë më kokë në Sevilla me qëllim për të kapur pozitën e parë në tabelë, e cila do ta dërgonte fituesin më tej në “Play-off” në Ligën A.

Gjermania momentalisht gjendet në pozitën e parë, ku nga pesë ndeshje të luajtura ka arritur të fitojë dy herë dhe të barazojë tre sosh, kështu duke grumbulluar nëntë pikë. Në anën tjetër, Spanja brenda pesë xhirosh ka arritur të grumbullojë tetë pikë, me dy fitore, dy barazime dhe një humbje.

Të dy kombëtaret pritet të hynë në këtë ndeshje me lojtarët më të fortë që kanë në dispozicion, ku formacionet e mundshme janë këto:

Spanjë (4-3-3): Simon; Roberto, Ramos, Torres, Reguilon; Busquets, Merino, Ruiz; Oyarzabal, Morata, Moreno.

Gjermani (4-3-3): Neuer; Ginter, Sule, Rudiger, Max; Gundogan, Kroos, Goretzka; Werner, Gnabry, Sane.

LEXO EDHE:

Back to top button