Spanjë/ Gruaja i merr me ligj punëdhënësit të saj 32 javë pushime në vit
Spanjë/ Gruaja i merr me ligj punëdhënësit të saj 32 javë pushime në vit

Një grua në spanjë ka fituar të drejtën, për ‘lejën prindërore’ dhe punëdhënësi do të detyrohet t’i japë 32 javë pushime brenda një viti.
Gjykata e Murcias e bazoi vendimin e saj, me atë që kishte vendosur Gjykata Kushtetuese e Spanjës në nëntorin e vitit që lamë pas, se fëmijët e lindur në familje me një prind, nuk duhet të diskriminohen ose të trajtohen ndryshe nga fëmijët e lindur në familje me dy prindër
“Është e qartë se kohëzgjatja dhe intensiteti i kujdesit që i nevojitet një i porsalinduri është i njëjtë pavarësisht modelit të familjes në të cilin ai ka lindur.” tha Gjykata e Murcias.
Gruaja që fitoi këtë të drejtë tha se e paditi punëdhënësin e saj për mosdhënie të lejës prindërore, dhe shtoi se nuk donte që vajza e saj të rritej ndryshe nga foshnjat e tjera.
“E kuptova që vajza ime duhet të kishte të njëjtat të drejta sikur të kishte lindur në një familje me nënë dhe baba. Këto të drejta nuk iu njohën kur lindi. Për mua, vajza ime po diskriminohej.” tha ajo.