Spanjë, opozita refuzon planin për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Partia konservatore spanjolle kundërshtoi sot njëzëri planin e qeverisë për t’i kërkuar parlamentit zgjatjen me gjashtë muaj të gjendjes së jashtëzakonshme aktuale.

Vendimi pason deklaratën e qeverisë së pakicës për një gjendje të jashtëzakonshme dyjavore, me qëllim krijimin e bazës ligjore të nevojshme për të vendosur kufizime më të ashpra.

Ndërsa njoftonte të ashtuquajturën gjendje alarmi, nivelin e tretë më të lartë të urgjencës kombëtare, kryeministri Pedro Sanchez tha se shpresonte të ishte në gjendje ta zgjaste atë deri më 9 maj, me mbështetjen e parlamentit.

Por lideri i opozitës, Pablo Casado tha se gjendja e jashtëzakonshme duhet të zgjasë jo më shumë se tetë javë, deri në mes të dhjetorit, në një përpjekje për të shpëtuar Krishtlindjet.

Megjithatë, çdo zgjatje e mëtejshme përtej dy javëve do të ketë nevojë për miratim parlamentar, sipas kushtetutës.

Spanja është një nga vendet më të goditura në Europën Perëndimore nga pandemia.

Deri më tani, janë regjistruar më shumë se 1 milion persona të infektuar dhe pothuajse 35 000 të vdekur nga COVID-19.

LEXO EDHE:

Back to top button