Spanjolli në pankinën e Spurs, për të bindur Hari Kejnin

Antonio Konte do të largohet nga Totenhami në fundin e sezonit. Italiani ka refuzuar ofertat e rinovimit dhe drejtuesit kanë nisur nga puna për gjetjen e pasardhësit të tij.

Tomas Tushel është një nga emrat që përfliten për stolin e “Spurs”. Por, kandidat për të marrë drejtimin e skuadrës londineze është edhe Luis Enrike.

Spanjolli dëshiron të provojë një aventurë në Premier Ligë, ndërkohë që është i preferuari i Fabio Paraticit. Drejtori sportiv i Totenhamit, beson se ardhja e ish-trajnerit të kombëtares spanjolle do të bindë kapitenin Harri Kejnin që të rinovojë.

LEXO EDHE:

Back to top button