Spanjolli që i hoqi titullin Interit, do të vazhdojë me Lacion për edhe një vit

Spanjolli Pedro do të jetë te Lacio edhe për një sezon tjetër. Sulmuesi ka rinovuar kontratën deri në qershor të 2026-ës dhe kjo është bërë e ditur nga vetë klubi bardhekaltër.
“Lacio njofton rinovimin e kontratës së lojtarit Pedro Rodrigez, i cili do të qëndrojë me fanellën e bardhekaltërve deri më 30 qershor 2026.
Kampioni i botës dhe i Europës, fitues i të gjitha trofeve kryesore ndërkombëtare të klubeve, Pedro ka qenë në gjendje të përfaqësojë vlerat e përvojës, ekuilibrit dhe përkushtimit brenda dhe jashtë fushës.
Me fanellën e Lacios ai ka grumbulluar 176 paraqitje dhe 34 gola, duke u bërë një pikë referimi për grupin e ekipit. Rinovimi është pjesë e një logjike vazhdimësie dhe konkretësie: përvoja dhe besueshmëria e Pedros do të jenë burime themelore për t’u përballur me soliditet sezonin e ardhshëm”, shkruhet në profilin zyrtar të klubit të Serisë A.