Spasovski: Hapja e qendrës në Manastir nuk do të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve

Spasovski: Hapja e qendrës në Manastir nuk do të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve

Hapja e Qendrës së Kulturës në Manastir, në emër të pjesëmarrësit apo bashkëpunëtorit të Hitlerit, okupatorit fashist, për mua është e papranueshme, është provokim dhe nuk do të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve, as nuk do të përmirësojë klimën në Bullgari, as nuk do të përmirësohet klima në Maqedoninë e Veriut, tha sot ministri i Brendshëm Oliver Spasovki.

Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas vizitës në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, përsëriti qëndrimin e Qeverisë – se me bisedime parimore duan të arrihet një zgjidhje për të arritur interesin kombëtar, që është anëtarësimi në BE.

“Unë qëndroj me vendosmëri në qëndrimin se vendi ynë ka lindur praktikisht nga Lufta Nacionalçlirimtare dhe i respektoj maksimalisht ato përfitime dhe çdo qytetar e bën këtë sepse lufta kundër fashizmit në atë kohë është një përfitim për të gjithë ne dhe brezat e ardhshëm. T’i ruajmë, t’i ushqejmë ato tradita që të mos kthehet diçka që ishte vërtetë katastrofike për mbarë botën”, tha Spasovski.

Sipas tij, të gjithë politikanët duhet të shikojnë nga e ardhmja dhe kur të marrin vendime t’i marrin ato për brezat e ardhshëm.

“Të flasim në baza parimore dhe shpresoj se do të arrijmë zgjidhje për çështjen”, tha Spasovski.

LEXO EDHE:

Back to top button