Spasovski: Më mirë orë policore se sa kolaps në sistemin e shëndetësisë

Është më mirë të kemi masa kufizuese për një kohë të shkurtër, sesa të kemi mbingarkesë të plotë në sistemin shëndetësor, tha sot ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, transmeton Alsat.

“Vendimet që duhet të marrim, askush nuk i dëshiron, por ato janë rezultat i sjelljes së të gjithë neve. Nëse nuk ndjekim rekomandimet, nëse nuk mbajmë maskë mbrojtëse, nëse grupohemi dhe bëjmë ahengje, sigurisht që nënkuptojnë përhapjen e virusit, atëherë shteti duhet të reagojë në një moment”, tha mes tjerash Spasovski në një deklaratë për media pasi promovoi Qendrën e Trajnimit për Ndihmën e Parë në Shkup.

LEXO EDHE:

Back to top button