Spasovski mohon se rasti i Vanjës është mbajtur fshehtë për shkak të Samitit të OSBE-së
Spasovski mohon se rasti i Vanjës është mbajtur fshehtë për shkak të Samitit të OSBE-së

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka mohuar çdo pretendim të mundshëm se hetimet për rastin e tashmë të ndjerës Vanja Gjorçevska rasti janë mbajtur të fshehta, për shkak të mbajtjes së Samitit të OSBE-së.
Spasovski tha se çdo pretendim që lidh këto dy ngjarje është i pakuptimtë dhe gënjeshtër. Ai shtoi se për të dy ngjarjet në fjalë ka departamente të ndryshme të cilat kryejnë detyrat e kërkuara dhe të duhura.
“Edhe mbrëmë kemi dëgjuar se për shkak të Samitit të OSBE-së aspak nuk është vepruar në kërkimin e vajzës dhe për shkak të këtij aktiviteti, organizimit të Samitit, ne nuk kemi informuar publikisht, kjo është gënjeshtër absolute. Është e pakuptimtë sepse askush, as unë si njeri dhe asnjë tjetër në polici ose Prokurorinë Publike nuk mundet dhe nuk do të lejoj që për një ngjarje të tillë të ndërpritet diçka me qëllim realizimin e një ngjarje të caktuar. Si përfundim, përgjegjës për organizimin e ngjarjes dhe sigurisë ishte departamenti për mbrojtje dhe siguri të personave të caktuar dhe objekteve. Përgjegjës për hetimin është Sektori për Punë të Brendshme Shkup, gjegjësisht departamenti i policisë kriminale. Ato janë dy departamente të cilat paralelisht punojnë për të dy ngjarjet, për mbajtjen e sigurisë dhe intenzivisht mbi 100 pjesëtarë të policisë punojnë, që nga paraqitja e rastit të vajzës e deri më tani dhe këtë vazhdojnë akoma ta bëjnë”, tha Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme./ Alsat.mk