Spasovski: Vanja u rrëmbye në hyrje të banesës ku jetonte
Spasovski: Vanja u rrëmbye në hyrje të banesës ku jetonte

Ministri Oliver Spasovski në konferencën e sotme për media shpjegoi mënyrën e rrëmbimit të vajzës së mitur. Siç tha ai, Vanja u vendos me forcë në bagazhin e automjetit Citroen, pasi më parë me duar dhe këmbë të lidhura e vendosën në një thes gjumi.
Motivi dyshohet të jetë “përfitim interesi” . Nga MPB shtojnë se personat e dyshuar për veprën janë të nacionalitetit maqedonas.
“Në të njëjtën kohë, përkundër spekulimeve dhe dezinformatave sipas të cilave ky rast ka prapavijë etnike, ju njoftojmë se të gjithë të dyshuarit janë të përkatësisë etnike maqedonase”, shtojnë nga MPB.