Spears: Nënat s’i marrin meritat që u takojnë

Spears: Nënat s'i marrin meritat që u takojnë

Këngëtarja Britney Spears, ka thënë se ndonjëherë ndien se nuk i jepet mjaftueshëm meritë për rolin e saj si nënë.

Artistja 43-vjeçare ka dy djem, Sean (19) dhe Jayden (18), me ish-bashkëshortin Kevin Federline. Së fundmi, ajo ka publikuar një video në rrjete sociale ku shihet Jayden duke luajtur në piano. Por në një ripostim emocional të videos, Spears ka theksuar se është ajo që i solli në jetë dhe është krenare për këtë, ka raportuar FemaleFirst.

“Nënat nuk marrin merita mjaftueshëm në ditët e sotme! Dua të them, thjesht po them!!! Unë solla në jetë një person!!! Një njeri që merr frymë, dhe madje dy!!! Dhe djemtë e mi janë kaq të ëmbël dhe simpatikë!!! Jam shumë e bekuar”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram të premten, më 4 prill.

Në postimin e saj të parë, Britney e quajti të birin “gjeni”.

“Ai është një gjeni dhe e admiroj!!! Nuk më besohet që është i imi!!! Ishte pak e frikshme, kjo nuk është normale”, ka shkruar ajo.

Në sfondin e videos, këngëtarja dëgjohet duke reaguar me emocion ndërsa djali i saj luan në piano.

Më pas, Britney ndau një video tjetër të Jayden, këtë herë i ulur përballë pianos.

“Kjo është e jashtëzakonshme!” dëgjohet të thotë Spears, e cila postimin e përshkroi me fjalët: “Wow wow wow!!!”

Pas ndarjes nga Kevin Federline në vitin 2007, ish-bashkëshorti mori kujdestarinë e plotë të djemve.

Në vitin 2008, jeta dhe pasuria e Spearsit filloi të kontrollohej nga babai i saj. Kjo situatë e largoi nga djemtë për disa vite, por mbikëqyrja ka përfunduar në vitin 2021.

Në vitin 2024, Spears pati një ribashkim emocional me djemtë gjatë Krishtlindjeve.

“Krishtlindja më e mirë e jetës sime!!! Nuk i kisha parë djemtë për 2 vjet!!! Lot gëzimi dhe çdo ditë në shok –e bekuar!!! Jam pa fjalë… faleminderit Jezus!!!”, pati shkruar ajo në Instagram.

LEXO EDHE:

Back to top button