Spektakli dhe emocionet e futbollit, të garantuara edhe në Ligën Evropa

Spektakli dhe emocionet e futbollit në Liga Europa, do të rikthehen, pas sfidave të Ligës së Kampionëve. Një nga kompeticionet më të rëndësishme të kontinentit do të luajë aktin e dytë të përballjeve, pas surprizave të shumta në ndeshjet e para në grupe.

Në orën 18:45 do të jetë një ndeshje tejet interesante, ku Sportingu sfidon Atalanta-n. Përballen me njëra-tjetrën dy skuadrat më të mira të Grupit D, që e nisën mbarë rrugëtimin europian me fitore në ndeshjet e para. Në terminin e njëjtë, Marseja mirëpret Brajtonin. Eliminimi nga “Carabao Cup” dhe disfata në ndeshjen e parë ndaj AEK-ut të Athinë. duhet të shërbejë si motivim ekstra për të dhënë maksimumin në këtë përballje. Takimet e orës 18:45 ofrojnë prezantimin e duhur me një mbrëmje europiane që do të kulmojë me sfidat e orës 21:00 të Liverpullit dhe Romës.

Skuadra angleze do të presë në “Anfield” skuadrën belge të Union Sen Zhillit dhe do të kërkojë të dytën fitore në po kaq ndeshje. Belgët nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Tolluzit dhe për momentin mban vendin e dytë në grupin E.

Roma e Hoze Murinjos kërkon të konfirmojë ecurinë e mirë me anë të një tjetër fitoreje. “Verdhekuqtë” fituan ndeshjen e parë ndaj Sherif Tiraspol me shumë vështirësi, ndërsa në Olimpico do të presë modestët zviceranë të Servetit, për të kryer me sukses formalitetin e radhës.

Një ndër objektivat kryesorë të finalistëve të sezonit të shkuar është të kryejnë një tjetër rrugëtim të ngjashëm, me Murinjon që ka ambicien e madhe të afirmojë statusin e tij prej fituesi në Evropë.

LEXO EDHE:

Back to top button