Sportistet më të paguara në botë, 9 prej tyre janë teniste

Sporti i tenisit vijon të jetë më i paguari në botë dhe tenistet dominojnë renditjen e sportisteve femra më të paguara në botë. Jo vetëm kaq, por 9 nga 10 sportistet më të paguara janë femra, sipas “Forbes”.

Në krye të renditjes është tenistja polake Iga Sviatek, numri 1 në botë.

Përgjatë këtij viti, përmes premiove në fushë dhe sponsorëve, ajo ka arkëtuar gati 24 milionë dollarë. Në vendin e dytë është vetmja sportiste jo-teniste që ndodhet në këtë renditje. Bëhet fjalë për kinezen Eileen Gu, që praktikon ski-akrobatike. Në podium edhe tenistja adoleshente amerikane Koko Gauff, e treta.

 

“Top-10” sportistet më të paguara, 2023

1-Iga Sviatek, 23.9 mln dollarë

2-Eileen Gu, 22.1 mln dollarë

3-Koko Gauff, 21.7 mln dollarë

4-Ema Radukanu, 15.2 mln dollarë

5-Naomi Osaka, 15 mln dollarë

6-Arina Sabalenka, 14.7 mln dollarë

7-Xhesika Pegula, 12.5 mln dollarë

8-Venus Uiliams, 12.2 mln dollarë

9-Elina Ribakina, 9.5 mln dollarë

10-Lejlah Fernandez, 8.8 mln dollarë

LEXO EDHE:

Back to top button