Protestuesit në Sri Lanka e kanë marrë nën kontroll zyrën e kryeministrit.
Kjo pasi disa ditë më parë pushtuan rezidencën e presidentit i cili është larguar nga vendi pa dhënë dorëheqje.
Dorëheqje ka premtuar ta jap të mërkurën, ende s’e ka bërë.
E protestuesit e zemëruar po kërkojnë largimin edhe të kryeministrit.
Ata pasi u përballën me policinë, arritën të hynë në zyrën e tij – duke e pasur tërësisht situatën nën kontroll.
BBC-ja ka publikuar fotografi të reja nga akti i hyrjes në kryeministri.









