Statistikat në anën e Gjeorgjisë, Shqipëria tenton të njëjtën si ndaj Ukrainës

Në “Air Albania” do të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, një sfidë e vlefshme për xhiron e dytë të Ligës së Kombeve. “Kuqezinjtë” e Silvinjos fituan me përmbysje ndaj Ukrainës në Pragë, me rezultatin 2-1, ndërsa gjeorgjianët mposhtën në fushën e tyre 4-1 Çekinë. Pra, kush fiton sonte, mban kreun e grupit.

Duhet nënvizuar fakti se Gjeorgjia është njëlloj “maceje e zezë” për kuqezinjtë tanë. Këtë e dëshmojnë shifrat e përplasjeve direkte në histori. Më konkretisht, Shqipëria ka 3 fitore, 4 barazime dhe 8 humbje. Sfida e mbrëmjes është e 16-ta mes këtyre dy kombëtareve në histori, me golaverazhin 13-23. Silvinjo ka bërë thirrje për përqendrim maksimal ndaj Gjeorgjisë, duke e vlerësuar si kundërshtar mjaft të fortë.

Nuk priten ndryshime në formacionin startues, krahasuar me atë ndaj Ukrainës. Dilema e vetme është nëse do të luajë nga fillimi Hysaj apo Balliu. Pjesa tjetër nuk lëviz, sepse fundja, formacioni fitues nuk ndryshohet.

KALENDARI I SHQIPËRISË

6 shtator: Ukrainë-Shqipëri 1-2

10 shtator: Shqipëri-Gjeorgji

11 tetor: Republika Çeke-Shqipëri

14 tetor: Gjeorgji-Shqipëri

16 nëntor: Shqipëri-Republika Çeke

19 nëntor: Shqipëri-Ukrainë

LEXO EDHE:

Back to top button