Statistikat “turpërojnë” futbollistët e Anglisë në garat në grupe

Anglia bëri një tjetër paraqitje zhgënjyese në barazimin e tyre pa gola me Slloveninë. Djemtë e Garet Sauthgejtit shënuan vetëm dy gola në tri ndeshjet e tyre në grup dhe nuk arritën të krijonin shumë mundësi të pastra në Këln kundër një skuadre kompakte sllovene. Statistikat nuk janë të këndshme për tifozët anglezë, me skuadrën që tani ka fituar vetëm dy nga tetë ndeshjet e fundit.

Ishte një tjetër natë e qetë për Xhud Bellingamin, i cili është “zhdukur” që kur shënoi golin e fitores në ndeshjen e parë të grupit të Anglisë.

Herri Kejn ishte lojtari i vetëm i Anglisë në fushë që luajti 90 minutat e plota dhe kishte më pak prekje se Bellingam (69). Zero gjuajtje, raste të krijuara, ndërhyrje, krosime të përfunduara apo gola për yllin e Realit të Madridit, i cili gjithashtu humbi 15 herë zotërimin e topit.

Bukajo Saka nuk arriti të vuloste autoritetin e tij as në lojë. Ai nuk tentoi asnjë një driblim nga krahu i djathtë, përpara se të zëvendësohej në minutën e 70-të. Në krahun e kundërt, Fill Foden arriti të mposhte lojtarin e tij vetëm një herë përpara se të zëvendësohej.

Anglia ka arritur në fazën me eliminim direkt në pesë turnetë e fundit të mëdhenj. Ata kurrë nuk kishin arritur të kualifikoheshin dy herë radhazi në 1/8-at e një turneu deri në këtë seri, ndërsa Garet Sauthgejt tani ka arritur në fazën me eliminim direkt katër herë, dy herë më shumë sesa çdo trajner tjetër i Anglisë (Hoxhson, Erikson, Robson, Ramsej, Uinterbotëm, të gjithë nga dy herë).

LEXO EDHE:

Back to top button