Stefano Pioli dhe Milani, sot do të zyrtarizojnë “divorcin”

Trajneri Stefano Pioli do të largohet nga Milani, gjatë kësaj dite. Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se palët do të zyrtarizojnë ndarjen gjatë ditës së sotme. Gjithçka ka qenë e përfunduar që nga muaji mars.

Pioli është pjesë e Milanit që nga viti 2019 dhe ia solli “kuqezinjve” një titull të kampionit, teksa i dërgoi edhe deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sipas raportimeve, Milani do të synojë trajnerin e Lille-s, Paulo Fonseka-n, si pasardhës të Stefano Piolit.

LEXO EDHE:

Back to top button