Stefano Pioli: Ende nuk jam i kënaqur me nivelin e lojës

Man. Junajted dhe AC Milan barazuan në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës Europa.  Golat u shënuan nga, Amad Diallo (50’) dhe Simon Kjaer (90+2).

 

 

Pas ndeshjes, trajneri i Milanit, Stefano Pioli u shpreh i kënaqur me paraqitjen e “rossonerëve”.

“Komplimente lojtarëve të mi, skuadra ka luajtur me personalitet, ka provuar ta fitojë ndeshjen, kemi vuajtur paksa në disa momente sepse kundërshtari kishte kualitet. Mendova që është kundërshtari i duhur për ne, jemi duke punuar për tu rritur dhe të rikthehemi tek fitoret e titujve aty ku Milani meriton të jetë si në Itali edhe në Evropë”, tha në fillim Pioli.

Trajneri i Milanit , u pyet edhe për golin e Kessiet, i cili u anulua nga loja me dorë.

 

 

“Ishte distancë e largët nga qëndroja unë, nuk kam parë asgjë për atë gol të bukur të Frenkut. Isha emocional sepse për ne ishte shumë i rëndësishëm, por po luanim mirë, Kesie më tha se nuk e kishte prekur me dorë topin, por vendimi i gjyqtarit ishte ndryshe. Shpirti i skuadrës për këtë garë, dëshira për të komanduar në fushë, duhet të kemi një nivel të lartë të lojës, nuk jam ende i kënaqur. Po luajmë shumë ndeshje, duhet të vazhdojmë dhe është një moment i rëndësishëm në kampionat dhe Ligën Europa dhe pastaj të shohim”, përfundoi Stefano Pioli.

LEXO EDHE:

Back to top button