Stefano Pioli: Për 60 minuta luajtëm më mirë se PSZH

Stefano Pioli mbetet i bindur se pjesa e parë e Milanit kundër PSZH-së ishte ‘ajo që donim’, por thotë se shpërqendrimet i kushtuan me gola. Golat u shënuan nga Mbape, Muani dhe Li.
“Mendoj se pjesa jonë e parë ishte ajo që donim dhe ne bëmë mirë. Megjithatë, goli i dytë ishte ai që absolutisht nuk duhej ta pranonim, pasi kishim të gjitha kushtet e duhura për ta shmangur. Ne kishim nevojë për më shumë fokus dhe organizim dhe kjo e bëri gjithçka shumë më të vështirë.
Mendoj se për 60 minuta luajtëm më mirë se PSZH. Nuk mund t’i qortoj lojtarët e mi për qëndrimin e tyre, vetëm se PSZH-ja doli më mirë në nivel teknik. Sigurisht që mund të bëjmë më mirë, por për momentin po ndëshkohemi për çdo gabim të vogël. Duhet të na motivojë për të bërë më mirë, sepse niveli i konkurrencës është shumë i lartë, ashtu siç është edhe në top ndeshjet në Itali. Ne kemi aftësinë për të bërë më mirë”, deklaroi Pioli.