Stefano Piolin dhe Milanin e prej një prill i zjarrtë

Trajneri i “kuqezinjve” po përgatitet të përballet me muajin prill, i cili premton të jetë një nga më të ngarkuarit e viteve të fundit.

Fillimisht është çerekfinalja e  Ligws Europa kundër Romës, më pas derbi në “San Siro” i kuqezinjve, në të cilin është e domosdoshme të shtyhet festimi i titullit të Interit dhe në fund përplasja direkte me Juventusin, për vendin e dytë, që kualifikohet në Superkupën Italiane të radhës.

Një seri angazhimesh vendimtare për vazhdimin e sezonit të kuqezinjve dhe ndoshta për të ardhmen e stolit të Piolit. Prandaj, objektivi i Piolit dhe i gjithë mjedisit kuqezi është të arrijë një varg rezultatesh pozitive, të ecë përpara në Ligën Evropa dhe të përpiqet ta fitojë atë për herë të parë në historinë e klubit. Mbi të gjitha të përpiqet të shmangë atë që do të ishte një poshtërimi historik, duke parë kushërinjtë zikaltër ta festonin yllin e tyre të dytë në “San Siro”, në derbin ndaj kuqezinjve si pritës.

Me 8 javë kampionati përpara, Interi ka një epërsi prej 14 pikësh, që do të thotë se i duhen 11 pikë më shumë për të nisur festën. Derbi i Madoninës do të luhet pas tri ndeshjesh, duke e marrë të mirëqenë që zikaltrit do të grumbullojnë 6 pikë ndaj Udineze dhe Kaljari.

Milani do të duhet të mposhtë Leçen dhe Sasuolo për të shmangur shkuarjen më 22 prill, në derbi, me vetëm një rezultat në dispozicion, fitoren (në fakt, nëse deficiti mbetet 14 pikë, do të mjaftonte një barazim në derbi për të mos i parë kushërinjtë zikaltër t’i festojnë në shtëpi).

KALENDARI I MILANIT 

06.04, ora 15: Milan-Lecce, Serie A

11.04, ora 21:00: Milan-Roma, “Europa League”

14.04, ora 15:00: Sassuolo-Milan, Serie A

18.04, ora 21:00: Roma-Milan, “Europa League”

22.04, 20:45: Milan-Inter, Serie A

28.04, Juventus-Milan, Serie A (ora do të konfirmohet)

LEXO EDHE:

Back to top button